TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se qendrestarët përballë tij janë 100 herë më eprorë në vlera morale krahasuar me mercenarë, siç i etiketoi ai, ata që kalojnë nga studio në studio. Sipas Berishës këta të fundit mashtrojnë më pafytyrësi për pagat që marrin nëndorë, për paratë që marrin nëndorë. Ai shtoi se ata justifikojnë, injorojnë për qëndrimin e pushtetit në një dorë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë u them këtyre faqezinjve, këtyre intelektualëve kriminelë, këtyre shërbëtorëve të fëlliqur të diktaturës, këtyre mjeranëve që mbahen me kockat e Edi Ramës, se një diktaturë teokratike, naziste, komuniste, apo e bandave narko-kraturë, që të gjitha kanë tipar kryesor, të gjitha pushtetet në duart e një njeriu.
Të gjitha kanë tipar kryesor kontrollin e drejtësisë nga diktatori. Të gjitha kanë tipar kryesor vjedhjen dhe rrjepjen e qytetarëve shqiptarë. Të gjitha kanë tipar kryesor shndërrimin e zgjedhjeve në farsë elektorale.
Ja sepse ju, qendrestare e qendrestarë jeni 100 herë eprorë në vlera morale krahasuar me këtë llum njerëzish, llum mercenarësh që kalojnë nga studio në studio, mashtrojnë më pafytyrësi për pagat që marrin nëndorë, për paratë që marrin nëndorë. Justifikojnë, injorojnë për qëndrimin e pushtetit në një dorë.
Injorojnë arrestet dhe burgjet politike në vit elektoral. Injorojnë këta shërbëtorë të Edi Ramës, atë çka dokumentet ndërkombëtare të zgjedhjeve thonë, se në Shqipëri kontrollohet vullneti i zgjedhësve nga industria e blerjes së votës, nga makineria e trembjes dhe frikësimit nga patronazhistët, të zgjedhësve.
Ju jeni misionarë, misionarë të vërtetë, sepse ju qendroni në mbrojtje të interesave të çdo të riu shqiptar, të çdo fëmije në Shqipëri, të çdo fëmije që prindërit nuk e ushqejnë dot, të çdo të riu që prindërit detyrohen t’i thonë: shko bir, se këtu nuk na del kafshata. Ju jeni avoketër në qendresën tuaj të të gjithë atyre nxënësve që u ulën në shkolla dhe që Edi Rama me vjedhjet, plaçkitjet e buxhetit i rrokullisi në mënyrën më të turpshme.