AKTUALITET, 22 Nëntor 2025, 12:03

Fushat e Maliqit nën ujë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në sipërfaqet bujqësore

Fushat e Maliqit nën ujë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dhe stuhi. Mësohet se në Maliq, dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut janë të mëdha. 

Toka bujqësore janë përmbytur, teksa në Pogradec, raportohet për prezencë uji në banesa dhe rrugë. Sipas prefekturës në Pogradec, janë 50 banesa të dëmtuara dhe 5 ura. Në gjithë qarkun e Korçës janë 15 ura të dëmtuara.