TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme në shumë rrugë, jo vetëm ato nacionale, por edhe rrugët rurale në Bulqizë.
Në fshatin Kovashicë, i njësisë administrative Shupenzë, rruga prej rreth 1 km, e cila ishte asfaltuar nga bashkia, ka pësuar rrëshqitje, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Banorët shprehen se kjo rrugë pëson dëmtime sa herë që ka reshje dhe fajësojnë firmën që ka kryer punimet për rehabilitimin e saj, duke u shprehur se punimet nuk janë bërë sipas standardeve të duhura.
Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, veçanërisht me afrimin e dimrit, që rruga të mos bëhet e pakalueshme.