AKTUALITET, 22 Nëntor 2025, 09:26

Moti i keq shkakton përmbytje, prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

Moti i keq shkakton përmbytje, prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e

Prurjet e shumta të ujërave të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e HEC-it të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës në Moglicë.

Prej katër ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje duke shkaktuar dëme për banorët e zonave të prekura.

Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet edhe në rezervuarin e Çemerricës në Njësinë Lekas të Bashkisë Korçë.

Sipas banorëve niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në pikë kritike, ndërsa rrezikohet të çahet diga.

Autoritetet vendore kanë udhëzuar banorët e fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të lajmërojnë për çdo situatë rreziku.