AKTUALITET, 22 Nëntor 2025, 10:20

Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë për njohjen e akteve nga mbrojtja

Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë për njohjen

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO pas më pak se një orë brenda saj.

Kjo pasi seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.

Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët. 

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. 

Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.