TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi, ndaj së cilës SPAK ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për pastrim parash e mosdeklarim pasurie, është shprehur se, siç e quan ajo “për goditjen time politike”, u përdor një ligj i shfuqizuar 4 vite më parë.
“Drejtësia e re me ligjet e vjetra.
Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.
Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.
Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.
Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan Kryemadhi.

