AKTUALITET, 9 Nëntor 2022, 11:35

(FOTOT) Sharje ordinere me deputetët për 2.1 miliardët e Portit të Durrësit, Rama shijon kafenë e Kuvendit, sheh filxhanin dhe pëshpërin me Spiropalin e Ballukun

(FOTOT) Sharje ordinere me deputetët për 2.1 miliardët e Portit
Rama shijon kafenë në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh një ditë përpara ditës zyrtare për të debatuar për dy ditë buxhetin e vitit 2023 dhe për të kaluar projektligjet e qeverisë. Që në fillim seanca plenare pati debate të ashpra, me ofendime personale mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të PD-së, të cilët kundërshtuan futjen me urgjencë në votim të projektligjit për portin e Durrësit, që u miratua me 62 vota pro dhe 19 kundër. Opozita kundërshtoi që të futej me procedurë të përshpejtuar projektligji i projektit që kushton 2 miliardë e 100 milionë euro. Rama e mbrojti projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë, ndërsa sipas tij opozita ‘e shitur’ sulmon pasi ka marrë para ruse dhe i sulmoi si ‘të pafe, të pafytyrë e bedelë’.

Në momentet kur nuk u përfshi në debate me fyerje personale me kundërshtaët politikë, si ai me deputetin Dash Sula që e cilësoi “Gjel Peqini”,  Rama piu me ëndje një kafe dhe në një moment u pa edhe sikur shikonte filxhanin e boshatisur. Ndërsa më pas iu kthye pëshpërimave me ministret në krah, fillimisht me Elisa Spiropalin dhe më pas me Belinda Ballukun, siç shihet në fotot e kapura nga LSA.