AKTUALITET, 9 Nëntor 2022, 11:33

Kryeministri Rama lajmëron konfiskime të reja sipërfaqesh pa leje

Kryeministri Rama lajmëron konfiskime të reja sipërfaqesh pa leje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend në lidhje me ndryshimet në Buxhetin e vitit 2023 dhe tha se në paketën fiskale nuk ka asnjë rritje barre për biznesin e vogël, teksa paralajmëroi rritje të penaliteteve për biznesin e madh.

Duke ironizuar opozitën, Rama tha se “vetëm më premtimin për biznesin e vogël ne s’do ju lëmë asnjë shteg për ta menduar të vini këtu në vendin tonë”.

Edi Rama: Në paketën fiskale nuk është ndryshimi për të cilin ju të pafe pa din pa iman pa fytyrë ua ulëritët që të dalin në protesta që s’kanë si të ndodhin se njerëzit kanë halle e 1000 arsye të mos jenë të kënaqur me ne por jo aq budallenj sa të vijnë pas jush.

Biznesit të vogël nuk i 10 fishohet, as 5 fishohet nuk i shtohet as një barrë.

Biznesi i vogël është aleati më i madh i kësaj qeverie me zero taksa e zero tvsh, si në asnjë vend tjetër të rajonit.

Ashtu do jenë deri në 2029. E qoftë dhe vetëm për këtë premtim ne do të vijojmë t’ju mundim juve të gjithëve bashkë se nuk mund ta lëmë biznesin e vogël në dorën tuaj.

Qoftë e vetëm për premtimin që biznesi i vogël do të mbështetet ne juve nuk u lëmë për asnjë arsye e asnjë shteg që deri në 2029 t’ju shkojë ndër mend seriozisht se juve ju shkon në mend por nuk e keni as vetë seriozisht, që të mund të vini këtu në vendin tonë.
Ne do i rrisim shumë fort penalitetet për biznesin e madh se ne jemi në anën e njerëzve të zakonshëm e biznesit të vogël.

Kishin hallin e madh që kanë sot që do të dorëzojnë çdo m2 në 28 mijë km2 të Shqipërisë pa leje, edhe sot që flasim ka konfiskime të reja jo vetëm në Tiranë, e jashtë Tirane dhe kudo të jenë. Do i rrisim penaltitet për biznesin e madh për ti thënë rri në vendin tënd ke gjithë respektin tonë, nuk e konsiderojmë as hajdut as oligark as mafioz as kriminelë.

Ju bëni kriminel dhe një nga personalitetet e ekonomisë globale, njeriun që ka ndërtuar gjysmën e Dubait, ca i keni problem ju këta që janë këtu.

Por ama këta këtu s’duhet të përdorin biznesin e vogël për të shitur e shpërndarë pa fatura e mos bëjnë evazion se aty ku do të kapen do të goditen.

Pavarësisht se na ka ngecur sharra në gozhdë në Prokurorinë e Tiranës që ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin duke mbyllur çështjet që drejtoritë tona të të ardhurave i çojnë për ndjekje penale.