TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më 24 dhjetor, në prag të festave të fundvitit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, organizoi një darkë tashmë tradicionale me trupin diplomatik të akredituar në vend. Mes atmosferës festive dhe diskutimeve zyrtare, një figurë spikati mbi të tjerët: Linda Rama.
E veshur me të zeza elegante dhe me një prezencë të kuruar deri në detaje, bashkëshortja e kryeministrit rrëmbeu gjithë vëmendjen e të pranishmëve. Ky fakt reflektohet edhe në fotot e publikuara në profilin zyrtar të Edi Ramës, ku një pjesë e konsiderueshme i është dedikuar asaj.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte qasja e ndryshme e kryeministrit. Këtë herë, Edi Rama zgjodhi një profil të ulët, duke shfaqur vetëm disa momente të përzgjedhura në publikimet e tij. Në një album me rreth 50 foto, 15 prej tyre portretizojnë Linda Ramën, ndërsa kryeministri shfaqet në vetëm 12 prej tyre, shpesh pranë bashkëshortes.
Paraqitja e Linda Ramës u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku përdoruesit vunë në dukje stilin dhe elegancën e saj. Fotografia më e pëlqyer, padyshim, mbetet ajo e çiftit në hyrje të eventit, ku shkëlqimi i tyre plotësonte atmosferën e mbrëmjes.