TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Enkelejd Alibeaj thotë se drejtësia e re nuk është më lojë, ashtu sic nisi në 2016. Sipas tij, të gjithë ata që e votuan drejtësinë me 140 vota menduan se do ketë drejtësi, por jo për pjesën elitare të politikës.
Teksa i referohet fakteve, Alibeaj thotë se SPAK po vepron, duke goditur sistemin politik të korruptuar dhe jo individët.
“Çështja e drejtësisë së re nuk është më lojë. Nisi si lojë në 2016, të gjithë mendonin në ato kohë që do ketë drejtësi, por jo për pjesën elitare politike. Faktet tregojnë që veprimtaria e SPAK po tregon se nuk është se po godet individë të veçantë, por po godet sistemin politik të korruptuar”, tha Alibeaj në emisionin Log në News24.
Sa i takon marrjes në pyetje të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Alibeaj tha se ‘u thye një tabu, po jep llogari një funksionar i lartë në detyrë’.
“Lexova sot 8 justifikime që kishin nxjerrë, që nga fakti që është anonim denoncimi, kanë bërë hetime por këta nuk dinin gjë. Nuk qëndron asnjëra.
Sot legjislacioni shqiptar i importuar nga Perëndimi përcakton detyrimin që SPAK BKH edhe policia duhet që sa herë vihet në dijeni ta fillojë me iniciative. SPAK ka detyrimin që cdo kallëzim do të duhet ti verifikojë. Nëse rezulton se ka bazë, fillon procedimin. Pra bie e para”.