TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej disa ditësh mes kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe ish ministrit Arben Malaj ka një debat në distancë në lidhje me ftesën që Malajt i është bërë për të qenë pjesë e “Mundësisë”.
Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar dhe njëherë në lidhje me çështjen e shumë diskutuar ku ky i fundit i kishte ofruar postin e nënkryetarit ish-ministrit të Financave, politikanit socialit Arben Malaj.
I ftuar në “Log” në Neës24, Shehaj sqaroi dhe njëherë se nga një fushatë e gjerë me mesazhe dhe telefonata, e cila po zhvillohet nga partia e tij, për të ftuar këdo për t’iu bashkuar kësaj force politike, ka qenë dhe Malaj ai që është kontaktuar si shumë persona të tjerë.
Deputeti tha se Partia Mundësia a prirje të djathtë dhe kurrë nuk do të bënte pjesë të saj deputetë apo politikanë që kanë prirje të majtë, duke thënë kështu që as posti i nënkryetarit të degës nr.5 që Malaj kishte pretenduar se i ishte ofruar, nuk ekziston.
Agron Shehaj: Arben Malaj ka dalë dhe ka thënë se unë i paskam ofruar unë post. Malaj ka gënjyer. Ne Malajt i kemi dërguar një mesazh nga Partia Mundësia, mesazh dashamirës. Këtë mesazh ai e keqkuptuar dhe e ka interpretuar sikur i ofruam post në Partinë Mundësia. Ne jemi një parti qartësisht e djathtë dhe nuk ka shans që si parti e djathtë t’i ofrojmë ish-ministrit të Financave të së majtës nënkryetarin të degës 5 në Tiranë, që nuk ekziston ky post. Kjo është gënjeshtër që përdoret mediatikisht nga ata që duan të çorientojnë partinë tonë politike.
E gjithë kjo nisi pas një reagimi të gjatë nga ish-ministri i Financave Arben Malaj në profilin e tij ku në një shkrim të strukturuar në 8 pika, sqaronte se nuk mund ta pranonte postin e nënkryetarit të degës nr.5 të ofruar nga Partia Mundësia pasi mbi të gjitha, i ka shpërbyer për vite Partisë Socialiste.
Nuk mungoi as reagimi i menjëhershëm i Agron Shehaj, i cili përgënjeshtronte këtë shkrim duke thënë se e gjitha është zhvilluar në kuadrin e një fushate të ndërmarrë nga kjo parti për të ftuar këto që shërion t’i bashkohet partisë së tij.
“Partia Mundësia përgënjeshtron shkrimin e ish ministrit socialist Arben Malaj pasi në asnjë rast nuk i është ofruar post në radhët tona. Partia Mundësia ka nisur një fushatë të hapur publike duke kontaktuar miliona shqiptarë përmes rrjeteve sociale, telefonatave, SMS-ve duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik,” shkruan Shehaj ndër të tjera.