AKTUALITET, 10 Shtator 2022, 12:37

Aksioni për konfiskimin e kateve pa leje/ Berisha: Rama si Gadafi! Ato mbinë me rryshfete, ke krijuar administratë që vjedh nën shembullin tënd

Aksioni për konfiskimin e kateve pa leje/ Berisha: Rama si Gadafi! Ato

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar aksionin e qeverisë të nisur pak ditë më parë për konfiskimin e kateve shtesë pa leje.

Berisha e quajti Ramën “Gadafi”, teksa i kujtoi se ato kate pa leje, “kanë mbirë me rryshfete, se ke krijuar një administratë që nga mëngjesi në darkë vjel rryshfete e vjedh nën shembullin tënd”.

Sali Berisha: Në Tiranë ka me qindra e qindra kate pa leje e kujtohet Gadafi, paskan lulëzuar ndërtimet pa leje, po ku ishe ti 8 vite? Bën buadalla shqiptarët, por nuk janë.

Nuk mund të thuash shqiptarëve nga dolën? Mbinë me rryshfete ato, se ke krijuar një administratë që nga mëngjesi në darkë vjel rryshfete e vjedh nën shembullin tënd.

“Krimi zhvillon” thoshte ministri i antikrimit. Sigurisht që të zhvillon o ministër velist se me vela po transportohet droga dhe ti po pasurohesh. Por krimi përkundrazi e pengon thellësisht zhvillimin.

Po të ishte për krim Kolumbia do ishte sot e zhvilluar sa SHBA, por nuk zhvillon krimi.

Ndaj dhe ne do kemi zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, do bëjmë luftë të pa kompromis dhe të suksesshme ndaj korrupsionit.