AKTUALITET, 10 Shtator 2022, 12:27

Berisha flet për rrugën Korçë- Kolonjë: U prokuruan me 20 milionë euro 4 km! Shpërdorohen në mënyrë të tmerrshme fondet publike. Vetëm Shqipëria ka manualin e korrupsionit

Berisha flet për rrugën Korçë- Kolonjë: U prokuruan

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeminstrin Edi Rama për abuzim dhe shpërdorim të fondeve publike dhe për të ilustruar këtë ai solli në vëmendje rastin e rrugës Korçë- Kolonja e cila duhet të përfundonte në vitin 2016.

Sali Berisha: Në këto 8 vite ky vend, pasqyra më e qartë është rruga Korçë-Kolonjë. Po ju jap për krahasim dy rrugë. Orikum-Sarandë, 80 km, dhe rrugën Korcë-Kolonjë 40 km.

Rruga Orikum-Sarandë, në terren shkëmbor u përfundua në 18 muaj. Rruga Korcë-Kolonjë është nisur në 2013, duhej përfunduar ne 2016, është shpall se përfundon në 2019 u shpall se do përfundojë në 2020 e me radhë.

Kjo sepse rrugën Orikum -Sarandë e ndërtoi ai që meritonte, e ratisi që ai që e meritonte ishte një ish ministër i Partisë së Punës që kishte një kompani ndërtimi serioze e vet ishte serioz në punën që bëntë. Rrugën Korcë-Kolojnë e mori në dorë ish deputeti i PS. E ky sapo erdhën socialistët në pushtet nuk bën gjë tjetër vetëm ndan para me ta, nëse loti i parë u prokurua me 17 mln euro, 17 km, 4 km loti i dytë me 20 milionë euro.
E vijon shtesa se vazhdon vjedhja. As nuk ka tunel as ura të zgjatura.

Përvec grabitjes që u bëhet pasurive kombëtare nga klientela e qeveria së bashku vidhen e shpërdorohen në mënyrë të tmerrshme fondet publike.

1 km rrugë me 22 milionë euro në fushë, një shkollë ndërtohet me 4 milionë euro. Ata që janë inxhinierë e dinë, në botë ka manuale ndërtimi, kanë kostot për të gjitha, për cdo vepër publike. Vetëm Shqipëria ka manualin e korrupsionit dhe hajnisë.