AKTUALITET, 21 Maj 2026, 14:16

FOTOLAJM/ "As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka" shkrime anti-shqiptare shfaqen në Shkup

FOTOLAJM/ "As në tokë as në qiell, vend për

Shkrime anti-shqiptare dhe gjuhë e urrejtjes janë shfaqur në Maqedoninë e Veriut pak ditë pas protestës së studentëve që kërkojnë mbajtjen e provimeve të lirimit në gjuhën shqipe.  Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet se në qendrën sportive “Forca” në Shkup është shkruar thirrja anti-shqiptare “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”.

Fotografia me këtë mbishkrim është shpërndarë edhe nga disa eksponentë politikë, ndërsa kërkohet llogari nga institucionet kompetente. Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga organet e RMV-së.

Kohës së fundit janë shtuar thirrjet anti-shqiptare, ndërsa më herët në një sallë sportive nga tifozeritë maqedonase u dëgjuan thirrje në korr kundër shqiptarëve