TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rei Manaj ka shkruar historinë në Serbi!
Sulmuesi kuqezi i dha avantazhin Kombëtares së Shqipërisë në fundin e pjesës së parë, duke ndezur entuziazmin në pankinë dhe në çdo cep të stadiumit ku ndodheshin tifozët shqiptarë.
Festa ishte e çmendur dhe plot emocione: Manaj ngriti duart në simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa lojtarët dhe stafi shpërthyen në përqafime.

Nga tribuna, megjithatë, tifozët serbë reaguan me zemërim, duke hedhur thirrje fyese si “Vrite shqiptarin”, në shkelje të hapur të rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, që ndalojnë përfshirjen e politikës dhe urrejtjes etnike në futboll.
Pamjet nga një kënd tjetër i stadiumit tregojnë më qartë emocionet dhe tensionin e momentit, që tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale.