AKTUALITET, 11 Tetor 2025, 20:56

Arrestohet oficeri i rendit në Krujë, akuzohet për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet oficeri i rendit në Krujë, akuzohet për kultivim droge

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vënë në pranga një efektiv të Komisariatit të Policisë Krujë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se polici me inicialet E.L. është arrestuar nën akuzën e kultivimit të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje.

I ndaluari ushtronte detyrën si oficer rendi në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të zbuluar nëse në veprimtarinë e tij janë të përfshirë edhe persona të tjerë.