AKTUALITET, 11 Tetor 2025, 21:39

Shpërthen festa, Manaj shënon super gol dhe kalon Shqipërinë në avantazh

Shpërthen festa, Manaj shënon super gol dhe kalon Shqipërinë

Shpërthen festa në Serbi, Manaj shënon super gol dhe kalon Shqipërinë në avantazh. Manaj realizoi golin e avantazhit nga brendësia e zonës me një të djathtë "vrasëse".

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në Leskovac një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026 përballë Serbisë.  

Kuqezinjtë duan të ruajnë vendin e dytë në grup dhe një rezultat pozitiv do ta afronte më shumë ekipin e drejtuar nga Silvinjo me sigurimin e play-off të turneut.