AKTUALITET, 1 Janar 2022, 12:46

Festa e Vitit të Ri/ Mjeku në Kukës: Pacientët konsumuan shumë alkool, donin ndihmë

Festa e Vitit të Ri/ Mjeku në Kukës: Pacientët konsumuan

Urgjenca e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit u ka shërbyer 60 pacientëve.

Natën e ndërrimit të viteve 20 qytetar kanë shfaqur probleme shëndetësore për shkak të përdorimit të pijeve alkolike.

Mjeku i urgjencës së Kukësit Albert Shehu pohoi se virozat e stinës e nata e ndërrimit të viteve ka shkaktuar rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjeksore.

‘Unë e kam marrë shërbimin sot në mëngjes, jemi në krye të detyrës, ka pasur raste me temperaturë.

Kemi bërë shërbimin e duhur, normal, janë diku tek 40 persona të paraqitur në urgjencë pasi kishin konsumuar shumë alkool ndërsa 40 të tjerë me simptoma të gripit sezonal.‘- tha mjeku për ‘Fax News’.