AKTUALITET, 1 Janar 2022, 10:20

Kukësi ‘zgjohet’ i ‘pushtuar’ nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Kukësi ‘zgjohet’ i ‘pushtuar’ nga mjegulla,

Mëngjesi i 1 janarit të 2022 e ka gjetur Kukësin të mbuluar nga mjegulla e dendur.

Mjegulla ka kufizuar shikueshmërinë si për qytetarët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve.

Shikueshmëria është në një distancë të shkurtër për vetëm 50 metër, prandaj kërkohet të tregohet shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve në Kukës.

Prezenca e mjegullës rrit rrezikun e aksidenteve ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.