TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident është regjistruar pak pas mesnatës së djeshme në Mat.
Me rastin e ndërrimit të viteve, disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Kjo ka angazhuar policinë e Matit duke bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale G.K. 42 vjeç ndërsa ka nisur procedimi penal për një 21-vjeçar me iniciale M.K.
Sipas uniformave blu, atyre u është sekuestruar një armë zjarri automatik, 35 fishekë, një kallëp dinamiti dhe tre kapsolla detonatore.
Njoftimi i Policisë:
Qëlluan me armë zjarri në ajër pak minuta pas ndërrimit të viteve, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.
Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit, dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mat, gjatë patrullimeve dhe kontrollit të zonës me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, rreth orës 00.20, datë 01.01.2022, në lagjen “Drita”, Burrel, kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është bërë ndërhyrja e shoqërimi në Komisariat i shtetasve G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se këto dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shterasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.