AKTUALITET, 9 Qershor 2025, 22:27

Adriatik Lapaj do të jetë deputet në parlamentin e ardhshëm: Ne e bëjmë këtë se vërtet e besojmë

Adriatik Lapaj do të jetë deputet në parlamentin e

Adriatik Lapaj, drejtues i koalicionit “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se do të jetë në parlament, si deputet, edhe pse ishte në dilemë nëse duhej të linte punën shumë të paguar.

“Shqipëria do të kishte nisur të bëhej, por të mund të çante sistemin.

Sot ti lëviz i lirë me pasaportë në BE, por nuk hap dot biznes. Nëse kjo bëhet ti ikën dhe nuk të bëhet më të vish.

Ajo që kam unë në dorë është që edhe në ditën e ditëlindjes të punoj, të kontribuoj sadopak. Sikur dy nga ata që na shohin ne të thonë që ka të drejtë Adriatiku. Po të mos besoja se Shqipëria bëhet, do e mbyllja.

Të lë punën që kisha që është shumë më e paguar se kjo që do të shkoj, nëse shkoj. Pse? Të shkosh në parlament si opozitë e vetme, përse? Të dalësh e të të shajnë të gjithë se nuk je pjesë e sistemit, pse? Ne e bëjmë këtë se vërtet e besojmë.

Unë jam avokat, funksionoj mbi letra. Do të hapet Fieri mbase bëhen dy deputetë.”- tha Lapaj.