TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarja e disa javëve më parë, kur në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit pas disa mesazheve kërcënuese, ishin paraqitur disa persona, mes të cilëve presidenti i klubit të futbollit Iliria, babai i katër lojtarëve, Nazmi Selmani, së bashku me disa familjarë, shkaktoi panik në ambientin e futbollit shqiptar.
Një ngjarje e paprecedentë që rezultoi me reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan nën akuzës së “Kanosjes për Shkak të Detyrës” personat e përfshirë. Hetimet vazhduan dhe një pjesë prej tyre, u mbajtën në arrest me burg.
Por pak javë pas ngjarjes erdhi një kërkesë falje nga ana e personave të përfshirë dhe familjarëve të tyre. Familja Selmani është e lidhur ngushtë me futbollin dhe pendesa që shfaqën ka pasur efektin e saj.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si personi i prekur personalisht në këtë situatë, ka vendosur t’i falë.
Top Channel mëson se pranimi i pendesës ka shkuar në organet ligjzbatuese së bashku me falenderimin ndaj tyre për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në momentin e duhur, duke krijuar kështu një precedent dhe një normë të re në shoqërinë tonë.
Kreu i federatës, siç bëhet me dije, ka vendosur me vullnet të lirë të gjejë mirëkuptimin dhe kushtet e bashkëpunimit në një ambient të qetë, në të mirë të futbollit.