TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po mban një konferencë për mediat, ku tha rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të djeshme në 5 bashkitë e vendit. Ai u ndal edhe te përdorimi i AI në numërimin e votave në Tepelenë, ku tha se rezultoi me sukses.
“Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Kjo mënyrë e numërimit asesi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale që përcakton Kodi Zgjedhor. Përdorimi i AI ishte test teknik, nëpërmjet të cilit ne si KQZ donim të shihnim sesa e dobishme mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie.
Së paku përdorimin e AI në numërim e kemi parë si mjet të përshtatshëm për kntrollin e profesionalizmit dhe ndershmërisë të numëruesve dhe komiisonerëve testi i kryer dje ishte i suksesshëm, dhe përmbushi të gjitha pritshmëritë e KQZ. Leximi dhe numërimi fletëve u krye me sukses të plotë duke përdorur AI. U lexuan dhe analizuan në kohë reale nga programi përkatës kompjuterik. Në përgjithësi leximi dhe analiza e këtyre pamjeve prodhoi thuajse 100% të njëjtin rezultat të numërimit fizik. Pamet e faqes ballore të fletës, u lexuan me saktësi të plotë nëpërmjet sistemit të AI.
U konstatuan vetëm disa pasaktësi në leximin e pjesës së pasme të fletës së votimit. Vlerësojmë që në të ardhmen arritja e saktësisë do të varet nga ndërtimi i disa protokolleve teknike që do të dhet të respektohen nga numëruesit dhe komisionerët. Së pari, e qartë se duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor që rezultatet nëpërmjet teknologjie të konsiderohen ligjërisht zyrtare”, tha ai.