AKTUALITET, 9 Prill 2022, 09:20

Votohet sot/ PD publikon emrat, ja kandidatët për kryetarë dege në Mallakastër

Votohet sot/ PD publikon emrat, ja kandidatët për kryetarë dege

Komisioni i Rithemelimit të PD ka publikuar emrat e kandidatëve që do garojnē për kryetarë dege në Mallakastër.

Bëhet fjalë për Astrit Xhafajn dhe Resmi Shanajn, të cilët do të votohen sot, ndërsa një prej tyre do jetë kreu i PD në Mallakastër.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja.


Procesi I votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë:

1. Astrit Adem Xhafaj
2. Resmi Bilbil Shanaj

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.