TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik sot në Radhimë. Ngjarja ndodhi në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, ku një i ri ka humbur jetë dhe një tjetër është plagosur.
Policia bën me dije se shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.