AKTUALITET, 19 Maj 2022, 14:19

“Masakarallëk i padëgjuar”- Vasili: Rilindja punëson mijëra parazitë në shtet, tre herë me shumë se biznesi gjatë viteve 2018-2021

“Masakarallëk i padëgjuar”- Vasili: Rilindja punëson

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me lajmin se ritmet e rritjes së punësimit gjatë vitit 2018-2021 u rritën me tre herë më shumë në shtet se sa në privat.

Përmes një postimi në facebook, numri dy i LSI-së shkruan se këto të dhëna dëshmojnë qeverisjen për faqe të zezë të maxhorancës socialiste e cila shton mijëra parazitë në shtet dhe nuk përdor të ardhurat publike për ndërtimin e shkollave, spitaleve, rrugëve dhe halleve të tjera të qytetarëve.

Postimi i Petrit Vasilit:

Qeverisje për faqe të zezë, shton mijëra parazitë rilindas të punësuar në shtet!

Rilindja vetëm shton militantët me mijëra e mijëra në administrate shtetërore dhe punëson ajo në shtet me shumë njerëz se sa biznesi.

Ndërkohë biznesi motorri i ekonomise se vendit i asfiksuar dhe plackitur nga qeveria puneson me pak kur duhet të ndodhte totalisht e kundërta.

Të ardhurat e shtetit nuk shkojnë për shërbime, spitale, shkolla, rrugë e plot halle të tjera, por shkojnë per punesime në shtet.

Në vitin 2013 kur erdhën në pushtet kishte 163 mijë të punësuar.

Ndërsa ne 2021 përpara zgjedhjeve te 25 prillit arriti mbi 185 mijë vetë.

Ky është maskarallëk i padëgjuar!!