TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Shijan.
Mësohet se në aksident është përfshirë një fuoristrada tip “Range Rover” me targa AB184CZ me drejtues Mariglen Hysa, 24 vjeç, banues ne Angli me automjetin “Mercedes-Benz” me targa BM001SM me drejtues Silgen Mucaj, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit të mbetjeve me targe AB793GU me drejtues Alfred Balilin, 54 vjeç.
Si pasojë ka mbetur e plagosur Era Beqiraj, 30 vjeçe banuese në Fier, e cila ndodhej në mjetin me targa BM001SM. Ajo është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë.