AKTUALITET, 22 Gusht 2022, 21:32

Emri/ Ky është i riu që humbi jetën në Lezhë, po mbahej në paraburgim

Emri/ Ky është i riu që humbi jetën në Lezhë, po

Zbulohet identiteti i të riut që humbi jetën sot në Lezhë, teksa ndodhej në paraburgim. Mësohet se viktima është 28-vjeçari Ordison Kastrioti, banues në Tiranë.

Ai ishte arrestuar për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” pasi ndodhej në arrest shtëpie.

I riu ishte ndjerë keq në qeli dhe ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, por ka mbërritur i vdekur.

Sipas burimeve, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.