TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmjen e 17 gushtit në qytetin e Elbasanit.
Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar Horgito Peqini, 18 vjec.
Po kështu u shoqërua nga policia edhe një shtetas me inicialet K.S., 33 vjeç që ishte bashke me autorin e vrasjes.
Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut. Në pranga autori Horgito Peqini 18 vjeç. U shoqërua edhe një shtetas K.S, 33 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes. Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Sa të mbarojnë veprimet do keni komunikatë të plotë