AKTUALITET, 5 Tetor 2023, 16:05

EMRAT/ Të dënuar për kultivim kanabisi, tre të arrestuar në Skrapar

EMRAT/ Të dënuar për kultivim kanabisi, tre të arrestuar

Tre persona, që ishin shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, kanë rënë sot në pranga në Skrapar. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit; Esmerald Kaposhi, 31 vjeç dhe Selfo Kaposhi, 39 vjeç, vëllezër, dhe të shtetasit Zylyftar Zhurda, 53 vjeç.

Policia bën me dije se të tre janë të dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Këta 3 shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup kriminal, gjatë periudhës 2020-2021, kultivuan në 3 parcela, në njësinë administrative Tërpan, bimë narkotike kanabisi. Kjo veprimtari kriminale u godit nga Policia, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar “Gjergjova”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.