AKTUALITET, 5 Tetor 2023, 14:25

“Duam drejtësi, djali nuk na kthehet më”- Vdekja e 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti, gjyshi: Mjekët e dinin që nuk do të jetonte

“Duam drejtësi, djali nuk na kthehet më”- Vdekja e

Gjyshi i 3-vjeçarit, i cili vdiq pas vizitës në një klinikë dentare në rrugën e Kavajës në Tiranë, u shpreh se nipi i tij ndërroi jetë nga anestezia e tepërt që ju injektua.

Ai theksoi se pasi e dërguan në spital “mjekët e dinin që djali nuk kthehej në jetë, por për të na qetësuar ne e mbajtën 3 ditë”. 

Gjyshi i të miturit shtoi se duan drejtësi pasi vogëlushi nuk u kthehet më, ndërsa theksoi se në klinikën në fjalë ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme ku pacientët kanë dalë në gjendje kome nga klinika.

“Mjekët u mblodhën të gjithë, bënë konsultë. Unë jua thash se shkaktar i kësaj gjendje, ishte mjeku. Ai i hodhi narkozë të tepër, se ata e thanë se po i hiqnin mbingarkesën. Ata po punonin kot.

Ata e dinin që djali nuk kthehej në jetë, që për të na qetësuar ne. E mbajtën 3 ditë. Të enjte në darkë e shtruam, të diel në darkë ndërroi jetë. I bëmë autopsinë. Nuk kemi folur as me dentiste as dentist. Vetëm mjekët e spitalit ishin aty. Ne duam vetëm një gjë nga shteti, se e dimë që nuk kthehet djali; duam drejtësi. Ne bëmë kallëzim në polici. Nuk kemi marrë asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë.

Kemi dëgjuar për disa raste në atë spital. Ne kemi atë dhimbje dhe ai po punon atje. Ai ka në spital punonjës që po punon ende, operon nga zemra, bashkë me gruan, vajzën dhe dhëndrin. Kërkojmë drejtësi!”, tha gjyshi.

I mitur është dërguar në spital mbrëmjen e së enjtes (28 shtator) dhe ka ndërruar jetë ditën e dielë (1 tetor). Por ngjarja e rëndë është bërë publike ditën e sotme (5 tetor) pas denoncimit të familjarëve në polici.