TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen emrat e personave me masa sigurie, të cilët falsifikuan dokumentat dhe përfituan fonde publike.
Hetimet treguan se kompanitë fituese të tenderit, “Arb&Trans-2010”, “KLAJGER Konstruksion” dhe “Maging Studio”, përfshinë punime të rreme dhe dokumente të falsifikuara, duke shkaktuar dëm financiar në buxhetin e Bashkisë Tiranë.
Punonjës të IMT-së, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi, kanë hartuar preventivë pa dalë në terren, bazuar vetëm në dokumentet e Emergjencave Civile.
Po ashtu, zyrtarët e lartë të Emergjencave Civile, Aurel Çuko, Aurel Boriçi dhe Eleana Guçe, kanë firmosur dokumente të pavërteta, duke konsumuar veprat penale të falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës.
Masat e sigurisë:
Arrest në shtëpi: Aurel Çuko, Drejtor i Përgjithshëm i emergjencave civile, Bashkia Tirane; Aurel Boriçi, Sokol Qehajaj, Specialist IMT.
Detyrim paraqitje: Eleana Guçe, Përgjegjëse e sektorit te kompensimit nga fatkeqësive natyrore; Rexhina Rakipi, specialiste IMT; Aleksandra Muhametllari, Mbikqyrese Punimesh; Shyqyri Maloku, Subjekt privat; Fatmir Firi, Subjekt privat.