AKTUALITET, 9 Dhjetor 2025, 17:52

Spiropali me ambasadorët shqiptarë në vendet e BE-së: Intensifikim i veprimtarisë sonë diplomatike! Komunikim për vlerat që sjellim në familjen europiane

Spiropali me ambasadorët shqiptarë në vendet e BE-së:

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE.

Takimi periodik vjen në kuadër të përgatitjeve për intensifikimin e veprimtarisë diplomatike në vendet e BE.

Spiropali shkruan se “në takim u koordinuan hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane.”


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Elisa Spiropali (@elisa.spiropali)