TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi të fshatit Plyk, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip “Skoda” dhe një “Ford”.
Si pasojë e përplasjes së fortë ballore, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është shoqëruar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Drejtuesi tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.