AKTUALITET, 17 Qershor 2022, 13:44

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, ja kush është Paulin Rajta

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, ja kush

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta.

Ai ka qenë drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit.

Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj.

Së fundmi, Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë.