TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 40 vjeçar në Elbasan është arrestuar për përndjekje. Prej një muaji burri përndiqte një vajzë 23 vjeçare duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.
“Komisariati i Policisë Elbasan pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin”, informoi sot policia.
Më tej në njoftimin e bluve thuhet se 40 vjeçari me inicialet S. P., akuzohet për veprën penale "Përndjekja".
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.