AKTUALITET, 7 Dhjetor 2024, 11:38

Zgjedhjet 2025/ Votat e diasporës, Celibashi propozon që të numërohen nga KQZ, partitë politike të kenë vetëm vëzhgues

Zgjedhjet 2025/ Votat e diasporës, Celibashi propozon që të

Komisioni Rregullator i KQZ diskutoi sot mbi modalitetet e numërimit të votës së diasporës. Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ka propozuar që numërimi i votës së emigrantëve mos të bëhet nga përfaqësues të partive politike, por nga persona të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas propozimit të KQZ, partitë mund të kenë vetëm vëzhgues dhe këta vëzhgues kanë të drejtë vetëm 1 herë të përjashtojnë numëruesit e KQZ.

“Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj: Çfarë mendimi kanë partitë për këtë?

Anëtarja e Komisionit Rregullator, Helga Vukaj: Të vijë këtu Celibashi. Duam të dimë mendimin e partive”
Komisioni rregullator nuk mori një vendim dhe e shtyu atë për 5 ditë, ndërsa pritet edhe mendimi i partive politike.