AKTUALITET, 7 Dhjetor 2024, 11:53

Organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme, 3 të arrestuar në Shkodër

Organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme, 3

Tre persona në Shkodër u arrestuan në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë. 

Në bazë të kontrolleve të kryera blutë e Shkodrës sekuestruan 4 celularë në cilësinë e provës materiale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale në Shkodër, organizoheshin lojëra fati (baste sportive).

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan shtetasit V. Gj., 28 vjeç, D. D., 38 vjeç, V. K., 44 vjeç, të tre banues në Shkodër" informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.