TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksi rrugor Maliq-Lozhan në Korçë përmirëson ndërlidhjen mes komuniteteve lokale dhe qendrave urbane, duke ofruar një mundësi të re për zhvillimin e turizmit natyror në këtë qark.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks i rikonstruktuar plotësisht, me të gjithë parametrat për një udhëtim komod e të sigurt.
“Aksi rrugor Maliq-Lozhan, Korçë, tanimë me të gjithë parametrat për një udhëtim komod e të sigurt për banorët e zonës, por edhe vizitorët të cilët do të mund të shijojnë natyrën e pasur të zonës”, shkruan Rama.
Rruga e re ka ka një gjatësi prej 20 km e një gjerësi 8 metrash. Rikonstruksioni i rrugës u realizua me financim të qeverisë në vlerën rreth 1.4 milionë lekë me TVSH.
Aksi rrugor Maliq-Lozhanë nxjerr në pah një itinerar të ri rrugor, i cili kalon përmes një peizazhi shumë të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në qark.