AKTUALITET, 7 Shkurt 2024, 19:45

Ekzekutohet në Athinë biznesmeni grek, çfarë e lidhte viktimën me Shqipërinë?

Ekzekutohet në Athinë biznesmeni grek, çfarë e lidhte

Është ekzekutuar në Athinë Kristos Jalias, një biznesmen i njohur në tregëtinë e mishit dhe bojërave.

Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km ne veri-perëndim të kryeqytetit të vendit.

Policia thotë se ndaj viktimës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vazhdim makinës së viktimës iu vu zjarri. Pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër,brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti edhte i autoreve te vrasjes se Jalias.

Kristos Jalias ishte nje biznesmen teper i njohur ne greqi. Ai ishte nje nder tregetaret me te medhenj te mishit ne greqi. Ai kishte edhe nje fabrike boje si dhe ka qene president i ekipit te futbollit te Trikallas.

Ai ishte martuar me nje grua shqiptare nga elbasani dhe kishte me te nje femije. Bashkkeshortja e pare e tij ishte ekzekutuar ne menyre misterioze ne vitin 2018 dhe autoret nuk jane gjendur kurre.

Emri i Jalas eshte perfshire edhe ne shqiperi ne disa aktivitete tregetare,import export mallrash tregetie nga vendet e amerikes latine drejte shqiperise me stacion ndermjetes athinen,tregeti mishi,boje dhe blerje pronash.

Ai kishte të punësuar më shumë se 4000 punonjës në dhjetëra kompanitë dhe bizneset e tij.

Policia thotë se dy janë pistat e hetimit. Ajo e larjes se hesapeve mes bandave të kundrabandës së cigareve që operojnë në zonënë e Elefsinës, ose pista e prishjes së bizneseve me partnerët e tij shqiptare në bizneset që ai kryente me vendin tonë.