TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurori i Lezhës, Ylli Pjetërnikaj është konfirmuar në detyrë këtë të enjte pasi vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Pjetërnikaj ka dhënë shpjegime në seancën dëgjimore tre ditë më parë në KPK lidhur me një burimim investimi prej 8.5 milionë lekësh në një shtëpi në një fshat të Tropojës, pasi ligjshmëria e këtyre të ardhurave nuk ishte provuar.
Pjetërnikaj dha shpjegime mbi të ardhurat e familjes që kishin shërbyer në ndërtimin e një shtëpie në Tropojë, si dhe iu kërkuan sqarime për disa denoncime në kriterin e aftësive profesionale.
Pjetërnikaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ka punuar si prokuror në Kukës, Shkodër Lezhë dhe në Tiranë.
Ai është angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore private.