AKTUALITET, 26 Korrik 2022, 10:44

Tritol në mes të Tiranës, vrasje me snajper dhe “sharrim” me kallash, saga e vrasjeve mes familjeve në Rrëshen/ Sot u kap ekzekutori i dyshuar i Sajmir Jakut

Tritol në mes të Tiranës, vrasje me snajper dhe

Arrestimi i vrasësit të dyshuar tw Saimr Jakut duket të jetë ngjarja e fundit në sagën e vrasjeve për hakmarrje mes dy familjeve në Rrëshen.

Jaku u ekzekutua në shtator 2016 dhe sipas policisë, vrasësi është një person nga Laçi me banim në Krujë. Bëhet fjalë për një vrasës me pagesë, ndërkohë që porosia sipas bluve është dhënë nga një grup kriminal me aktivitet në qarkun e Lezhës.

Ngjarja më e fundit që dyshohet se ka të bëjë me këtë serial vrasjesh ishte ekzekutimi me snajper në janar 2020 i Kastriot Reçit.

Vrasja e tij është ende mister, ndërsa dyshohet se është kryer nga një ekspert i përdorimit të snajperit, ish-pjesëtar i Forcave Speciale. Atëherë, snajperi i përdorur ishte vjedhur në Kosovë.

Saga e vrasjeve mes familjeve në Rrëshen

Në shtator 2020 i bëhet atentat Preng Gjinit, i cili tronditi Tiranën, pasi u krye në një zonë mjaft të populluar, ndërsa ishte vijim i kalvarit të hakmarrjes së nisur disa vite më parë për prishje të pazareve të drogës.

Në 5 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar 5 persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.

Në datë 9 shtator të vitit 2016 u ekzekutua Sajmir Jaku në Rrëshen nga dy persona të armatosur. Sajmir Jaku ishte drejtori i OSHEE-së për zonën e veriut, ndërsa nga atentati mbeti i plagosur edhe një tjetër person.

Jaku ishte së bashku me shokun e tij duke konsumuar një kafe në momentin që dy personat e armatosur hapën zjarr kundër tyre.

Një vit më pas në 28 prill në Itali u vra Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba. Ai u ekzekutua në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua.

Në banesë në momentin e vrasjes ishte vetëm vajza e tij. Nga hetimet e autoriteteve italiane rezultoi se Reçi ishte me precedent në fushën e trafikut të drogës duke i çuar ngjarjet në pistën e hakmarrjes për prishjen e pazareve./Abc News