TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në “Forumin e Paqes” në Paris, bëri disa batuta edhe me presidentit e Francës Emmanuel Macron.
Macron: Le të vazhdojmë me Shqipërinë dhe e falënderoj Edi Ramën që është këtu me ne për të folur për një vend i cili e di se cili është çmimi i de stabilizimit të një rajoni në Ballkan.
Rama: Pikë së pari zoti President, jeni shumë kurajoz që të vendosni një kufi kohor e të ftoni njerëz nga Amerika Latine, Afrika e Ballkani. Kështu që ju heq kapelën. Prandaj tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë.
(Pas fjalës së gjatë të Ramës)
Macron: Faleminderit shumë Edi. Thamë që kishim një orë dhe çfarëdo Edi Rama thotë, ne e kemi respektuar këtë orë. Përpara se të largohemi, dhe na duhet ta përmbyllim.
Rama: Përpara se të largohemi, doja t’ju pyes në emër të të gjithëve besoj duke qenë se e nisi me përqafim nga Putini, vazhdoi me vazhdoni të ndihmoni Ballkanin dhe shkoi deri tek: ju lutem shpëtoni njerëzimin. Kështu, si ndiheni për këtë?
Macron: Jo, besoj se këtë gjë do ta bëjmë të gjithë sëbashku, jo unë i vetëm kështu që nuk më duket se gjithçka, gjithë kjo barrë është mbi shpatullat e mia.