TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku është gjetur një kafkë e dekompozuar, e hedhur pranë një prej varrezave në Berat. Kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.
Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka i përkiste një gruaje, por ende nuk dihen më shumë detaje. Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.
Po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda, pranë varrezave.