TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) i shoqëruar nga avokatja e tij.
Burime jo zyrtare për gazetaren Klodian Lala thonë se është thirrur për t’u pyetur. Gjana është në masën e sigurisë “Pezullim nga ushtrimi detyrës”.
Masa ndaj Gjanës u vendos me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas një hetimi të kryer për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur me një procedurë në Bashkinë e Kukësit, kur ai ushtronte funksionin e zëvendëskryetarit.