TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt SPAK-ut, për të kryer homazhe. Anëtarët e aleancës thanë se në mënyrë figurative, ‘SPAK ka ndërruar jetë.
Avokatja Adriana Kalaja, e cila foli përpara godinës së SPAK, ka akuzuar drejtuesin e Strukturë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumanin, se nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre, për ta përjashtuar prokurorin Edvin Kondili, që për 4 vite nuk heton dosjen e prishjes së Teatrit.
Aktivistët thanë se SPAK ka ndërruar jetë dhe “prandaj kanë ardhur që të bëjnë homazhe”.
LSA ka publikuar foto, ku shihet disa kurore me lule dhe i jepet lamtumira SPAK-ut. Në kurorat e luleve shkruhet “Po Rama dhe Veliaj janë mbi ligjin?”, “SPAK, çfarë numri i do syzet që të shohësh mullarin e provave”, “SPAK nuk heton zhulin e pushtetarëve etj”.