AKTUALITET, 7 Janar 2024, 14:05

Dyshohet se ra në bodrumin e një pallati, humb jetën 70-vjeçari

Dyshohet se ra në bodrumin e një pallati, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Peshkopisë.

Burime zyrtare nga policia e Dibrës, kanë bërë të ditur se, rreth mesditës, një 70-vjeçar duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në një bodrum. Fatkeqësisht, si pasojë ai ka humbur jetën

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh. A., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.