TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona nga Tirana dyshohet se janë asfiksuar nga gazi në një hoteli në Maliq ku ishin akomoduar.
56-vjeçari B.T., dhe shtetasja me iniciale E. N., 49 vjeçe, dyshohet se janë asfiksuar për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës.
Ata janë dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, por 56-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërsa 49-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.
Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.