AKTUALITET, 21 Dhjetor 2023, 10:10

Partia Socialiste pritet të miratojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, në protestë edhe Argita Malltezi

Partia Socialiste pritet të miratojë kërkesën e SPAK

Opozita po proteston sot para selisë së Kuvendit dhe godinës së SPAK-ut kundër arrestimit të liderit demokrat, Sali Berisha.

Në protestë është e pranishme edhe vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, e cila është parë shpesh së fundmi në aktivitetet dhe protestat e organizuara nga babai i saj.

“Cilido të jetë çmimi, ne do sjellim para jush çdo dokument të çdo vjedhjeje, nga cilido që e bën atë, por këto nuk mjaftojnë. Duhet zgjidhja dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit dhe të drejtës në institucionin e akuzës nuk vjen kurrë. Zgjidhja vjen nga protesta juaj, të dashur qytetarë, para këtij institucioni që funksionon në mënyrë absolute njëlloj si dikur hetuesit e sigurimit të shtetit”, theksoi lideri demokrat.

I bindur se opozita ka bërë gjithçka duhet për të denoncuar me fakte çdo shkelje në hetimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës, ai thotë se tashmë është radha e qytetarëve.

“U përket juve dhe vetëm juve të thoni fjalën tuaj. Këta nuk janë prokurorë, këta janë persekutorët tuaj”, u shpreh Berisha.