TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një video -live në facebook nga salla e Parlamentit, pak minuta para nisjes së seancës plenare ku do të votohet heqja e imunitetit të tij si deputet, për t’i hapur rrugë më pas arrestimit, është shprehur se mazhoranca kërkon që të arrestojë kryetarin e opozitës për ta mposhtur këtë të fundit.
Berisha u shpreh po ashtu se deputetët e opozitës i kanë kall tmerr Edi Ramës, sepse prej javësh ka më shumë gardistë në parlament sesa deputetë.
Sipas tij, parlamenti prej javësh tanimë ka kaluar në antikushtetueshmëri.
“Nga një anë janë deputetët e mazhorancës që vjedhin dhe nga një anë janë deputetët e opozitës që denoncojnë vjedhjet e Edi Ramës, familjarëve të tij, ministrave e bandave.
Deputetët e opozitës i kanë kall tmerr Edi Ramës. Prej shumë javësh parlamenti ka më shumë gardistë sesa deputetë. Prej javësh parlamenti ka kaluar në antikushtetueshmëri .
Sot pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës dhe të komisionit Rama – Brava, vendosin heqjen e imuniteti dhe arrestimin e kryetarit të PD, duke shpresuar se kështu do ta mposhtin opozitën, por nuk do ta mposhtin kurrë opozitë” tha ndër të tjera Berisha.